Policia e Kosovës ka arrestuar një person të nacionalitetit ashkali në Ferizaj, pasi është kërkuar për një rast vjedhje dhe gjatë kontrollit i dyshuari posedonte edhe dy qese drogë të llojit marihuanë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 22.00, në rrugën “Naim Beka”, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.