Rrahin dhe kërcënojnë me mjete të forta 55-vjeçarin, arrestohen babë e bir

Kronikë e zezë

Rrahin dhe kërcënojnë me mjete të forta 55-vjeçarin, arrestohen babë e bir

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 15:11
Ilustrim

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit H.SH dhe D.Sh, përkatësisht, 59 dhe 34 vjeç pasi për arsye pronësie kanë plagosur rëndë shtetasin 55-vjeçar.

I plagosuri rëndë është nga Valias te Ri dhe është rrahur me mjete te forta nga babë e bir, dyshohet për motive pronësie.

Sipas burimeve te Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit H.SH e D.SH, vjeç 59 e 34, banues në Valias i Ri, pasi dyshohet se më datë 10.08.2017, për motive pronësie, në bashkëpunim kanë plagosur rëndë me mjete të forta shtetasin N.LL, vjeç 55, banues në Valias i Ri, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat