Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Arrëz ku ka pasur të shtëna me armë, dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Nga informacionet mësohet se dy shtetasit, Bledar e Bardhok Gjinaj kanë qëlluar mbi Eduart Gjinaj, ata edhe tre ditë më parë janë përplasur me mjete të forta.
E ndërsa konflikti midis këtyre tre personave mësohet të ketë nisur prej një viti, por nuk dihet ende motivi. Policia tashmë ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e detajeve.