Një vajzë e vogël ka mbetur e plagosur ditën e djeshme si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në fshatin Zhapokikë të Gjirokastrës.
Policia bënë të ditur se dyshohet që bombola e gazit ka shpërthyer aksidentalisht, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta në trup vajza e mitur 7 vjeç, si dhe janë djegur disa pajisje shtëpiake.
7-vjeçarja është dërgua në spitalin rajonal të qytetit për të marrë e ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në lidhje me ngjarjen i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shpërthim aksidental.