Greqi/Kapet skafi me 1 ton kanabis

Kronikë e zezë

Greqi/Kapet skafi me 1 ton kanabis

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 17:48
Ilustrim

Policia greke ka ndaluar një skaf në bordin e të cilit u gjet një ton drogë e llojit kanabis. Skafi është ndaluar nga  patrulla e policisë bregdetare greke, në bashkëpunim me shërbimin e ndjekjes kundër drogës.

Ndalimi i skafit ka ndodhur në afërsi të ishullit Kithira, në jug të gadishullit të Peloponezit.  Dhe sipas mediave greke, nuk është dhënë ende asnjë njoftim mbi identitetin e skafit dhe as përbërjen e ekipazhit.

Skafi po riomorkiohet për në portin e Neapolit, me qëllim që t’i nënshtrohet një kontrolli më të hollësishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat