Loja e fëmijëve “hajduti dhe polici” kthehet në tragjedi, 10-vjeçari vret vëllain

Kronikë e zezë

Loja e fëmijëve “hajduti dhe polici” kthehet në tragjedi, 10-vjeçari vret vëllain

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 22:30
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një fëmijë 10 vjeç ka vrarë aksidentalisht vëllain e tij 14 vjeç, duke luajtur me lojën, “polici dhe hajduti”, lojë e cila është kthyer në një tragjedi.

Vëllezërit po luanin me një pushkë të cilës i ishte hequr karikatori, shkruan CCN, por në pushkë ndodhej një plumb i vetëm dhe kur vëllai i vogël tërhoqi këmbëzën e armës, plumbi e goditi vëllain më të madh në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen.

Autoritetet kanë deklaruar se arma ishte në pronësi të babait të fëmijëve dhe mund të gjendej lehtë në shtëpi.

Sipas statistikave më të fundit dhe të përditësuara, nga viti 2012-2014, rreth 1300 fëmijë në vit janë viktima të armëve të zjarrit në SHBA. Sipas të dhënave, 82% e tyre janë meshkuj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat