Masakrojnë njeri-tjetrin me mjete prerëse, arrestohen nga policia

Kronikë e zezë

Masakrojnë njeri-tjetrin me mjete prerëse, arrestohen nga policia

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 12:32
Ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas, pasi janë konfliktuar me njeri-tjetrin për arsye pronësie. Policia ka  bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve, Eduart Dushku, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Skënder Osma, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi, në Sauk janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës në trup, shtetasi Skënder Osma, ndërsa shtetasi Eduart Dushku është dëmtuar me sende të forta në kokë. Të dy shtetasit e dëmtuar janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Plagosje lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat