Tiranë, 59 vjeçarja hap profil fallco me emrin e gruas 10 vite më të re dhe i bën gjëmën

Kronikë e zezë

Tiranë, 59 vjeçarja hap profil fallco me emrin e gruas 10 vite më të re dhe i bën gjëmën

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 17:58
Ilustrim

E habitshme por e vërtetë... një 59 vjeçare nga Tirana bëhet një rast i krimit kibernetik në Shqipëri.

Shtetasja me inicialet A.Ç ka falsifikuar adresën e profilit të një gruaje tjetër, 10 vite më e re se ajo dhe përmes saj ka nisur të dërgojë video porno personave të tretë. Këto video 59 vjeçarja i ka dërguar teksa ka kërcënuar 49 vjeçaren, e cila nuk ka duruar por e ka denoncuar gruan në polici.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Nuk jepen detaje se kush është arsyeja apo arsyet që kanë shtyrë gruan afër të 60-tave për të marrë përsipër kryerjen e të tilla veprimeve ndaj një gruaje tjetër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat