Kapet gomonia në Shëngjin dyshohet për trafik droge

Kronikë e zezë

Kapet gomonia në Shëngjin dyshohet për trafik droge

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 07:56
Gomonia

Një gomone është bllokuar   gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në brigjet e plazhit të Shëngjinit.

Gomonia është bllokuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm dhe gjithashtu blutë e Lezhës kanë vendosur në pranga dy persona që ndodheshin pranë gomones.

Pranë mjetit lundrues janë gjetur 30 bidona benzinë, të cilët kanë shtyrë grupin hetimorë të dyshojnë se mjeti do të përdorej për trafik droge.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gomonia eshte pikasur rreth ores 4 te mengjesit nga policia kufitare, prane saje jane gjetur dhe 30 bidona benzine. Policia ka ndaluar dy persona te cilet ndodheshen ne gomone.

Dyshime se do perdorej per trafik droge vijojne hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat