Një konflikt familjar në Velipojë ka alarmuar Policinë e Shkodrës. Pas një telefonate në sallën operative, policët kanë shkuar në një banesë ku kanë folur me një 62-vjeçare T. M. e cila rrëfeu se ishte kanosur me fjalë nga bashkëshorti i saj.
Telefonata e saj për ndihmë nuk ishte e para. Rezultoi se T.M. kishte qënë e pajisur edhe me urdhër mbrojtje më parë.
Ndaj, policia kontrolloi banesën ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj Shefqet Muça, 67-vjeç dhe zbuloi një automatik model 56, me 3 krëhëra dhe 300 fishekë.
Policia i ka vënë prangat të shoqit për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve luftarake dhe e municionit".