MPB: Polici do të gjykohet për tentim për vrasje

Kronikë e zezë

MPB: Polici do të gjykohet për tentim për vrasje

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 16:18
Ilustrim

Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në MPB kreu hetimet e duhura dhe konstatoi se polici në fjalë, në rastin e ditës së premte të ndodhur në Strumicë, pa arsye, në mënyrë të padrejtë dhe të gabuar ka shtënë drejt dy të miturve, D.T. dhe A.G.,gjegjësisht ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për polici.

Nga MPB njoftuan se kundër policit është inicuar proces disiplinor para komisionit përkatës në MPB dhe me vendim të ministrit Oliver Spasovski, polici do të largohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procesit disiplinor.
Deri te prokurori publik në Strumicë është dorëzuar edhe kallëzim penal për dyshim të mbështetur se polici në fjalë ka kryer vepër penal tentim për vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat