Si u vra fëmija 5 vjeç nga karroca e kalit

Kronikë e zezë

Si u vra fëmija 5 vjeç nga karroca e kalit

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 08:37
Foto ilustruese

Policia e Fierit ka dhënë sot versionin zyrtar të vdekjes aksidentale të një vogëlushi nga Vlora.

Sipas Policisë, dje, në datën 13.08.2017, ora 18:20, është sjellë i vdekur në Spitalin Rajonal Fier një fëmijë i mitur 5 vjeç, banues në fshatin Panaja,Vlorë, i cili ka ardhur për pushime në fshatin Çerven, Fier, tek gjyshi i tij, shtetasi Xh.T.

Fëmija duke luajtur është kapur me duar tek një karrocë që tërhiqet me kafshë(e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë) por pasi është mënjanuar karroca e ka zënë poshtë dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat