Aksidenti në Elbasan/Humbi jetën 11-vjeçarja, arrestohet drejtuesi mjetit

Kronikë e zezë

Aksidenti në Elbasan/Humbi jetën 11-vjeçarja, arrestohet drejtuesi mjetit

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 12:25
Ilustrim

Polici Elbasanit ka arrestuar në flagrancë, Asdren Hakarepi, drejtuesi i mjetit i cili u aksidentua ditën e djeshme në aksin rrugor Papër –Cërrik.
Arrestimi i tij u bë pas aksidentit të djeshëm ku teksa 54 vjeçari, Hakarepi drejtonte mjetin e tij Ford vetur, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti mbeti e vdekur një vajzë e mitur 11 vjeçare e cila ishte pasagjere në makinë.

Gjithashtu është aksidentuar dhe vetë drejtuesi i mjetit, Asdren Hakarepi, dhe pasagjerët K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë dhe A.Sh 54 vjeçe në Korçë të cilët ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat