Policia dërgon 5 persona në Dubravë

Kronikë e zezë

Policia dërgon 5 persona në Dubravë

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 12:46
Burgu i Dubravës

Policia e Kosovës ka arrestuar 5 persona që kanë qenë në kërkim nga gjykatat për të shkuar në vuajtje të dënimit.

Arrestimet sipas policisë kanë ndodhur në Prishtinë dhe në disa pika kufitare të vendit.

Në pikën kufitare të Vermicës janë arrestuar 2 persona në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.

Të njëjtit janë dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Gjithashtu tre persona të tjerë janë arrestuar në Merdarë, Dheut të Bardhë dhe në Prishtinë. Të gjithë sipas njoftimit të policisë janë dërguar në burgun e Dubravës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat