Zbulohet arsyeja e vrasjes së personit në Pejë

Kronikë e zezë

Zbulohet arsyeja e vrasjes së personit në Pejë

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur në mesditën e së enjtes në Pejë, pas goditjes me sëpatë nga një i dyshuar i cili raportohet të jetë komshi i tij.

Prokurorja e këtij rasti ka thënë se kjo ngjarje ndodhi kur viktima po çante dru në oborrin e tij rreth orës 15:20 të së enjtes.

Ajo shtoi se në atë moment i dyshuari  i është drejtuar viktimës me fjalët ”Pse ke mbështet drutë këtu(duke iu referuar një objekti)” .

Bëhet e ditur që pas këtij komunikimi në mes tyre, i dyshuari e ka goditur me sëpatë viktimën duke e  lënë të vdekur të moshuarin. Prokurorja Haxhosaj tutje tha se sipas dëshmitarëve në ato momente ka pësuar dhe djali i viktimës duke u qëlluar me armë zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat