Arrestohet falsifikuesi i dokumenteve të Gjykatës

Kronikë e zezë

Arrestohet falsifikuesi i dokumenteve të Gjykatës

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 10:22
Ilustrim

Njësiti i Krimeve Ekonomike të Policisë kanë arrestuar një person në Gjykatën Themelore në Gjilan i cili dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka falsifikuar dokumente nga evidenca e personave, ka vulosur dhe nënshkruar certifikata në emër të Gjykatës Themelore Gjilan.

Me urdhër të prokurorit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë konfiskuar: një llap-top dhe disa dokumente të dyshuara. Me urdhër te prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat