E zë rryma duke peshkuar, vdes një person në Leposaviq

Kronikë e zezë

E zë rryma duke peshkuar, vdes një person në Leposaviq

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 10:28
Ilustrim

Policia raporton se dje në fshatin Kalin të Leposaviqit një person i përkatësisë serbe, i cili ishte duke peshkuar në lumë, dyshohet se ka rënë në kontakt me përçuesit e energjisë elektrike dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda.

I njëjti përgjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. 

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat