Shqiptari vret me thikë ish-bashkëshorten

Kronikë e zezë

Shqiptari vret me thikë ish-bashkëshorten

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 17:41
ilustrim

Një krim në familje ka ndodhur pasditen e sotme në komunën Casale të Italisë. Mediat lokale raportojnë se një shqiptar ka vrarë ish-bashkëshorten e tij.

Ai është Kujtim Hasana 49 vjeç. Shqiptari qëlloi me thikë ish-gruan duke e lënë të vdekur në vend. Viktima është Elena Seprodi 48 vjeç, dhe sipas mediave vendase ajo është me origjinë rumune.

Kur policia hyri në banesë, gjeti të shtrirë në dyshime 48-vjeçaren të mbuluar nga gjaku dhe pranë trupit të saj qëndronte shqiptari Kujtim Hasana. Ky i fundit nuk bëri përpjekje për t’u larguar dhe pranoi krimin.

Sipas policisë italiane, shqiptari dhe ish-bashkëshortja grindeshin shpesh në të kaluarën për çështje tradhëtie dhe parash. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat