Tjetër shpërthim eksplozivi në Shijak, por shënjestra e njëjtë

Kronikë e zezë

Tjetër shpërthim eksplozivi në Shijak, por shënjestra e njëjtë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 10:13
Shijak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në zonën e Shijakut. Burime nga policia thanë se ka shpërthyer një sasi eksplozivi në derën e një magazine.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por dëme materiale.

Eksplozivi ka shpërthyer derën e një magazine ku përpunohen mbetje spitalore.

Magazina ishte marrë me qira nga Arlind Lala, 31 vjeçarit që u godit para disa ditësh. Shpërthimi ka ndodhur me një sasi tritoli dhe me fitil.

Vetëm pak 4 ditë më parë një tjetër eksploziv shpërtheu në derën e një klinike, në pronë të personit që ka edhe magazinën.

Ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat