Sulmon policinë, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmon policinë, arrestohet

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 11:58
Policia e Kosovës

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që ka goditur me pasqyrë të veturës një zyrtar policor dhe më pas e ka sulmuar edhe fizikisht.

Rasti ka ndodhur derisa policia tentoi të ndalojë veturën e të dyshuarit “Mercedes”, mirëpo drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe ka goditur me pasqyrë të veturës një zyrtar policor.

Njësiti policor  ka arritur të ndalë veturën dhe gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Zyrtarët policorë kanë vendosur situatën nën kontroll, ku gjatë kontrollit në një çantë, të cilën i dyshuari e kishte hedhur në tokë është gjetur dhe konfiskuar një armë “Zastava” e kalibrit 7.65 me një karikator dhe 15 fishekë.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat