Nga joshja te kërcënimet, dënohet trafikanti shqiptar i kokainës

Kronikë e zezë

Nga joshja te kërcënimet, dënohet trafikanti shqiptar i kokainës

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 18:32
Fatjon Gjini

Një shqiptar, shpërndarës droge, do të deportohet nga Anglia për në Shqipëri, pasi u kap me drogë në rrugët e Brighton dhe Hove.

Fatjon Gjini, 28 vjeç, raportohet të kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur një ID të rreme.

Në Britani, i riu ishte joshur nga shuma të mëdha parash dhe pranoi të bëhej pjesë dhe drejtonte më pas një rrjet të madh droge në Brighton.

Gjini u dënua me 16 muaj burg nga një gjykatë britanike të mërkurën.
Shqiptari u kap nga policia me 25 qese kokainë, në makinën e tij Volksëagen Golf në York Avenue, Hove, më 14 Gusht.

Ata gjetën një çorape të zezë në sediljen e shoferit të mbushur me 25 qese me drogë me peshë 16.9 gramë. Një celular që përdorej per te komunikuar dhe 110 paund.

Kur u pyet nga policët, Gjini tha se ai kishte filluar të shiste drogë sepse dikush i kishte premtuar 3000 paund në javë, por sapo e kishte kuptuar që nuk do t’i merrte paratë ishte përballur me personin në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat