Rrëfehet shqiptari: Është gruaja ime, e vrava unë

Kronikë e zezë

Rrëfehet shqiptari: Është gruaja ime, e vrava unë

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 11:26
Elena Seprodi

Shqiptari që vrau ish-bashkëshorten e tij është rrëfyer në polici dhe ka pranuar krimin.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në komunën Casale të Italisë.

Sipas TV Klan, Kujtim Hasanaj po debatonte me ish-bashkëshorten në banesë para se ta qëllonte me thikë.

“Është gruaja ime, e vrava unë”.

Kështu u ka thënë 49-vjeçari karabinierëve duke pranuar krimin.

Gjatë marrjes në pyetje ai pranoi se shkak kanë qenë konfliktet me 48-vjeçaren, e cila i kishte kërkuar divorcin.

Hasanaj pretendonte se gruaja e tij rumune Elena Seprodi e kishte tradhëtuar dhe më pas ata ishin ndarë.

Përveç divorcit, shkak i mosmarrëveshjes mes tyre kanë qenë edhe çështjet ekonomike, raporton TV Klan.

Në kulmin e debatit, 49-vjeçari mori thikën dhe e goditi për vdekje.

Krimi ndodhi në banesën e Kujtim Hasanaj, jo shumë larg një stacioni policor ku ai po kryente një kurs trajnimi për policinë lokale, raportojnë mediat italiane.

Karabinierët u njoftuan nga fqinjët, të cilët dëgjuan të bërtiturat e gruas.

Sapo hynë në shtëpi, ata gjetën 48-vjeçaren të shtrirë përtokë të mbuluar me gjak dhe pranë tij qëndronte shqiptari me thikë në dorë.

Ai nuk bëri rezistencë në momentin e arrestimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat