Sherr për kullotat, çobani godet me sëpatë 18-vjeçarin për t'i këputur dorën

Kronikë e zezë

Sherr për kullotat, çobani godet me sëpatë 18-vjeçarin për t'i këputur dorën

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 11:33
Foto ilustruese

Sherri për kullotat ndërmjet çobanit Bako Zenelaj, 41 vjeç nga Velça e Vlorës me një 18-vjeçar ka degjeneruar në dhunë: Zenelaj e ka qëlluar me sëpatë të riun dhe e ka plagosur keq në dorë.

Pasi ka parë që e goditi, ai e ka lënë të mbytur në gjak dhe është larguar, por jo shumë, sepse Policia e Vlorës i ka vënë prangat Bako Zenelajt.

Arrestimi i tij ndodhi në fshatin Ramicë.

18-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale ''Plagosje e rëndë me dashje'',  parashikuar nga neni 88 i  Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat