Rrugës shtinë me armë në njëri – tjetrin, arrestohen tre veta

Kronikë e zezë

Rrugës shtinë me armë në njëri – tjetrin, arrestohen tre veta

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 16:07
ilustrim

Në magjistralen Prishtinë – Ferizaj të shtunën pasdite tre burra kishin nisur një konflikt pas një mosmarrëveshjeje ku janë përdorur edhe armët.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të kalibrit 7.65 milimetra, ndërsa njërit prej të dyshuarve i janë konfiskuar dy armë, njofton policia, përcjellë Klan Kosova.

Pas intervistimit nga policia, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhrin e prokurorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat