Aksident i rëndë në Tiranë/ Qytetari: Fëmijët po jepnin shpirt, kalimtarët i dërguan në spital

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Tiranë/ Qytetari: Fëmijët po jepnin shpirt, kalimtarët i dërguan në spital

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 16:14
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa momentesh në Kamëz në rrugën e quajtur "Donald Trump”, ku një makinë e tipit “Benz" është përplasur me dy shtylla, njërën hekuri dhe tjetrën betoni, kjo sipas qytetarëve.

Brenda makinës së aksidentuar kanë qenë 5 fëmijë të moshave 13 deri në 15 vjeç si dhe drejtuesi i mjetit.

Qytetari nga vendngjarja ka thënë për JOQ:

Ishte një aksident i tmerrshëm, nga përplasja e madhe fëmijët kanë dalë nga xhamat e makinës dhe përfunduan të shtrirë në tokë në drejtime të ndryshme nga njëri-tjetri. Ishin 5 fëmijë dhe 2 janë në gjendje shumë të rëndë me çarje të mëdha në kokë.
I morën disa makina rastësisht dhe i dërguan në spital se po jepnin shpirt dy fëmijët.”

Më tej qytetari tregon se ishin kalimtarët ata që kanë bërë punën e ambulancës, e cila sipas tij është vonuar më shumë se 30 minuta.

Shpresojmë që fëmijët bashkë me drejtuesin e mjetit të shpëtojnë shëndosh e mirë që të gjithë dhe mos harroni: udhëtoni me kujdes!

Video nga vendi i aksidentit:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat