Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në rrugë, dyshohet se është dhunuar fizikisht

Kronikë e zezë

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në rrugë, dyshohet se është dhunuar fizikisht

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 17:27
Ilustrim

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në një nga rrugët e Gostivarit.

Siç raporton policia, gruaja është gjetur nga një kalimtar i rastit në një cep të rrugës “Ivo Lola Ribar”.

Në vendngjarje ka shkuar prokurori publik, dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Informacionet e para për rastin janë se vdekja ka ndodhur për shkak të dhunës.

Ndërkaq nuk dihet identiteti i të ndjerës.

Informacione më të sakta priten pas përfundimit të ekspertizës nga ana e prokurorit publik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat