Pamje të rënda/ Detaje të reja, si u sulmua për vdekje nga qentë vogëlushja shqiptare

Kronikë e zezë

Pamje të rënda/ Detaje të reja, si u sulmua për vdekje nga qentë vogëlushja shqiptare

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 08:01
Foto ilustruese

(E plotësuar) Publikohen detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë të një nate më parë, ku një vogëlushe 1-vjeçare, nga Shqipëria, u masakrua për vdekje nga dy qen pitbullë, në Itali.

Mësohet se e vogla jetonte tek gjyshërit, me nënën e saj, ndërsa i ati, me origjinë shqiptare ndodhet në Itali, për shkak të mbylljes së punës në Itali.

Sipas “Tgcom” në momentin kur ndodhi ngjarja, 1-vjeçarja ishte në shtëpi bashkë me gjyshen dhe gjyshin.

Ajo kishte dalë në oborr për të luajtur, ku u sulmua nga dy qentë që gjyshi i mbate në shtëpi.

Sapo pa atë që po ndodhte, gjyshi vrapoi për të shpëtuar të voglën, por përpjekja rezultoi e dështuar, madje i moshuari u plagos edhe vetë.

Vajza ndërroi jetë menjëherë pas plagëve të shumta që mori në kokë.

Ndërkohë, nëna e –vjeçares, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ndodhet në spital.

Image

Tragjedi në familjen shqiptare/ Dy qen pitbull masakrojnë foshnjën 1 vjeçe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku një fëmijë 1 vjeç me origjinë shqiptare është sulmuar për vdekje nga dy qen pit bull.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Flero, në krahinën e Brescia, ndërsa vogëlushja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur po luante në oborrin e shtëpisë së gjyshit kur u sulmua nga qentë, njoftojnë mediat italiane.

Vogëlushja ishte vajza e një shqiptari dhe një gruaje me origjinë italiane. Gjyshi i saj një 63-vjecar, pronar i kafshëve është përpjekur ta shpëtojë mbesën, por nuk ka mundur dot, pasi vogëlushja ka humbur jetën si pasojë e kafshimeve.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat