“Më jep 7 mijë euro ose të publikova fotot nudo”, i riu kapet në flagrancë

Kronikë e zezë

“Më jep 7 mijë euro ose të publikova fotot nudo”, i riu kapet në flagrancë

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 12:29
Foto ilustruese

Policia e Lezhës vuri në pranga një 18 vjeçar pasi akuzohet se shtrëngon me anë të kanosjes një shtetase për dhënien e 7000 Euro-ve.

Seksioni kundër krimeve ndaj pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe profesionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: Kristian N. , 18 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për ti marrë shumën prej 7000 Euro-ve duke e shantazhuar se do t'i publikonte në rrjete sociale fotografi intime. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale " Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë " parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat