Saraj: Persona të armatosur plagosin pronarin e këmbimores

Kronikë e zezë

Saraj: Persona të armatosur plagosin pronarin e këmbimores

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 13:33
Ilustrim

Mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta, në qendrën tregtare “Saraj” para një këmbimores tre persona të panjohur kanë kryer vjedhje ndaj pronarit të këmbimores.

Njëri nga sulmuesit ka qenë i armatosur me pushkë automatike, kurse një tjetër me pistoletë. Ata kanë gjuajtur drejt pronarit të këmbimores me çka e kanë plagosur në të dyja këmbët. Me një veturë ai është dërguan në Qendrën urgjente në Shkup. Policia ka marrë masa për ndriçimin e rastit, por nuk jepen detaje të tjera në lidhje me shumë e vjedhur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat