Shqiptari që vrau gruan: Pavarësisht gjithçkaje, e doja!

Kronikë e zezë

Shqiptari që vrau gruan: Pavarësisht gjithçkaje, e doja!

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 22:07
Elena Seprodi

“Pavarësisht gjithçkaje, e doja! Kemi pasur grindje edhe herë të tjera, nuk mendoja se do të humbisja kontrollin deri në atë pikë”.

Këto janë fjalët para gjykatës të thëna nga Kujtim Hasanaj, 49-vjeçari, i akuzuar për vrasje me dashje.

Ai u arrestua të premten në banesën e tij në Itali, ku vrau bashkëshorten Elena Seprodi, rumune 48-vjeçe, me të cilën ishte ndarë prej disa muajsh.

Gjykatësi ka konfirmuar arrestimin e tij dhe ka dhënë masën e sigurisë së arrestit me burg, kështu që shqiptari do të vijojë të mbetet në burgun e Vercelli-t.

Avokati i të pandehurit, Angelica Gabriele, e përcaktoi krimin si “klasik me sfond pasional”. Ai tha se 49-vjeçari ishte “thellësisht i hidhëruar” dhe se ende nuk i besohet se si përfundoi historia.

Ajo ç’ka solli dhunën, sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, ishte se burri zbuloi se gruaja me të cilën po divorcohej kishte nisur një marrëdhënie të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat