Tiranasi përndjek 29 vjeçaren nga Fieri, por e pëson keq

Kronikë e zezë

Tiranasi përndjek 29 vjeçaren nga Fieri, por e pëson keq

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 09:35
Ilustrim

Dy persona janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale të ndodhura në qytetin e Fierit.

Axhem Jaupaj, 41 vjeç, banues në fshatin Frashër të Fierit u arrestua pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Vjedhje” pasi  nga veprimet e kryera rezulton të jetë autor i vjedhjes së farmacisë së shtetasit A.Gj, 37 vjeç, në datën 14.05.2017, në fshatin Sheqishte, Fier.

Gjithashtu u ndalua shtetasi Sokol Hasani, 32 vjeç, banues në lagjen “21 Dhjetori” Tiranë.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 15.08.2017, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale të “Përndjekjes”

Sipas policisë, ky shtetas në mënyrë të përsëritur ka përndjekur shtetasen Xh.N, 29 vjeçe, banuese në Fier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat