Vlorë, sekuestrohen 25 kg drogë në kamion, ishte fshehur mes grilave

Kronikë e zezë

Vlorë, sekuestrohen 25 kg drogë në kamion, ishte fshehur mes grilave

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 18:14
Kamioni ku u gjet droga

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar në një kamion i cili pritej të ngarkohej në traget.

Operacioni është ndërmarrë në portin e Vlorës dhe lajmi mbërriti në redaksi rreth orës 15:00.

Nga informacionet e para mësohet se policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit ku u sekuestrua droga.

Pas peshimit rezultoi se sasia e droges se sekuestruar ishte 25 kg dhe se ishte fshehur mes grilave persianë që transportonte kamioni.

Policia pritet të japë informacion lidhur me operacionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat