Përleshen bandat e drogës në Athinë, plagosen dy shqiptarë

Kronikë e zezë

Përleshen bandat e drogës në Athinë, plagosen dy shqiptarë

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 10:29
Athinë

Dy shqiptarë janë mes të plagosurve në një përleshje që ndodhi pak pas mesnate në Athinë.

Një sherr mes bandash që trafikojnë drogë nisi në lagjen Kalithea dhe përfundoi me nxjerrjen e armëve.   

Grupi rival qëlloi në drejtim të atij që përbëhej nga shqiptarë, duke lënë të plagosur dy persona. Ata po mjekohen dhe janë jashtë rrezikut për jetën.  Sipas policisë, grindja ka nisur për një pazar të prishur droge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat