Fëmijët iu dogjën të gjallë në banesë, dëshmitari: Britmat e nënës i dëgjoi gjithë fshati

Kronikë e zezë

Fëmijët iu dogjën të gjallë në banesë, dëshmitari: Britmat e nënës i dëgjoi gjithë fshati

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 20:02
Ilustrim

Një tragjedi nga ato që i kalon përmasat e njerëzores ndodhi sot në banesën njëkatëshe të familjes Konçi në fshatit Romanat të Durrësit, aty ku u shuan padrejtësisht tre vogëlushë.
Pas zjarrit që i mori jetën trinjakëve, banesa ka mbetur në errësirë, ndërsa gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell për BalkanWeb dëshmitë e para nga vendngjarja.

Nëna e të vegjëlve që ndodhej në punë në ato momente ndodhet në gjende të rëndë shëndetësore, ndërsa dëshmitarët thonë se britmat e saj i ka dëgjuar i gjithë fshati.

“Do ketë qënë në arë, apo duke u marrë me punë të tjera”,- thotë një banor.

“Britmat e saj i kemi dëgjuar të gjithë, i ka rënë të fikët sa ka mbërritur në banesë”,- thotë një tjetër banor.

U dogjën të gjallë në banesë, 3 të miturit ishin vetëm, nëna…

Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Rromanat të Durrësit, ku 3 fëmijë të mitur u dogjën të gjallë brenda në banesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30. Sipas Policisë, banesa ku ndodhi tragjedia është në pronësi të Gëzim Konçit.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar se fëmijët mund të kenë qenë duke luajtur me shkrepëse.

Raportohet se nëna ishte larguar nga banesa per te blerë diçka, e kur u kthye e gjeti në flakë. As babai nuk ishte në banesë.

Inspektoriati Shtetëror teknik konfirmon përjashton mundësinë që zjarri të ketë lidhje me bombol gazi.

“Nuk ka lidhje me bombol gazi. Kanë qenë te mbyllur ne dhome, dritarja ka qene me hekura duke lozur me shkrepse dyshohet se ka ndodhur aksidenti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat