Policia kap mat prostitutën me 40-vjeçarin, ja kush është 60-vjeçarja tutore

Kronikë e zezë

Policia kap mat prostitutën me 40-vjeçarin, ja kush është 60-vjeçarja tutore

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 09:38
Ilustrim

Një grua 60-vjeçare u vu në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se në lokalin e saj mbante një 46-vjeçare të cilës i siguronte klientë për të ushtruar prostitucionin.

Rolanda Qose, 60 vjeçe, banuese në Tiranë akuzohet për "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".

Ndërkohë, gruaja që ushtronte prostitucionin, M.Gj 46 vjeç procedohet në gjendje të lirë. 

Edhe 40 vjeçari E.M që u kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie me 46-vjecaren, do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. 

Të dy do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale "Prostitucioni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat