Arrestohet personi me 5 gramë marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohet personi me 5 gramë marihuanë

Nga: Bota sot Më: 21 shtator 2017 Në ora: 11:27
Ilustrim

Një person është arrestuar dje në fshatin Dragancë të Novobërdës për shkak të posedimit të substancave narkotike.

Sipas raportit policor, personit të arrestuar gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

 I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat