Dramë në familjen në Tiranë, foshnja vdes në shtëpinë e gjyshes

Kronikë e zezë

Dramë në familjen në Tiranë, foshnja vdes në shtëpinë e gjyshes

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Një foshnje tre muajsh ka gjetur vdekjen në banesën e gjyshes së tij në Tiranë.

Gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, në rrugën e “Qelqit”, në banesën e gjyshes, ka vdekur foshnja A.B., banues në Tiranë, bëjnë me dije burime policore.

Nga veprimet e kryera dhe deklarimi i nënës Q.A., 15 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, shtojnë të njëjtat burime.

Mësohet se foshnja i seksit mashkull rreth dy muajsh e gjysmë, pjesë e komunitetit rom, i ishte lënë në kujdestari gjyshes së tij nga e ëma.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat