Përleshje në një tubim zgjedhor në Vërshec të Suharekës

Kronikë e zezë

Përleshje në një tubim zgjedhor në Vërshec të Suharekës

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 10:22
Ilustrim

Gjatë një tubimi elektoral në të cilin kanë marrë pjesë banorët e fshatit Vërshec të Suharekës, si dhe njëri nga kandidatët për kryetar të Komunës së Suharekës, gjatë diskutimit lidhur me një burim të ujit në fshat ka ardhur deri te zënka në mes tyre, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar i cili pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat