Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, tre të lënduar

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 17:06
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë Prishtinë ku janë lënduar tre persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, saktësisht në tatëpjetën e Dollcit, pesë kilometra larg Klinës.

Nga fotot, shihet se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me policinë për të mësuar më shumë detaje, por zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës nuk ka qenë i qasshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat