Itali/ Arrestohet çifti shqiptar, u kapën me 140 gram kokainë

Kronikë e zezë

Itali/ Arrestohet çifti shqiptar, u kapën me 140 gram kokainë

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 20:33
Ilustrim

Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh pasi në apartamentin ku ata jetonin u gjet dhe sekuestrua 140 gram kokainë.

Sipas medias italiane apartamenti ishte kthyer në një laborator kokaine. Hetuesit gjetën 140 gramë koka, një thikë të me gjurmë të substancës së paketuar dhe dy mijë euro në para të gatshme. Ndërsa të arrestuarit janë një 41-vjeçar dhe një 21-vjeçar, të dy të papunë.

Por nuk mbaron me kaq, 41-vjeçari shqiptar ishte me precedent penal të mëparshëm. Ai ishte arrestuar në vitin 2000 për trafikim droge, dhe ishte dënuar me 4 vite e gjysmë burg, por që u arratis prej atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat