Tre apartamente 200 mijë euro nga prostitucioni në Belgjikë, i bllokohen

Kronikë e zezë

Tre apartamente 200 mijë euro nga prostitucioni në Belgjikë, i bllokohen

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 23:25
Ilustrim

Prokuroria e Vlores ka sekuestruar 3 apartamente, vlera e të cilave është rreth 200 mije euro, të regjistruara në emër të shtetases E. R.

Organi i akuzës bën me dije se “në baze te veprimeve proceduriale, rezulton se kjo shtetase ka ushtruar aktivitetin kriminal te prostitucionit në Belgjikë”.

Nga hetimet e Prokurorise se Vlorës, jane krijuar dyshime te arsyeshme se shtetasja E. R., nuk justifikon me burime te ligjshme financiare blerjen e pasurive te patundshme (një apartament në zonën e Ujit të Ftohte dhe 2 apartamente ne lagjen “Pavaresia”).

Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria e Vlores ka kërkuar caktimin e sekuestros, kërkesë e cila u miratua nga Gjykata e Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat