Presin pyjet, tre të ndaluar në Korçë

Kronikë e zezë

Presin pyjet, tre të ndaluar në Korçë

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 12:05
Ilustrim

Policia e Korçës ka ndaluar tre persona për veprën penale prerje të paligjshme të pyjeve.

Personat e ndaluar janë R.N., 38 vjeç, O.B., 37 vjeç dhe K.Q., 37 vjeç, të tre banues në fshatin Vithkuq-Korçë.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 04.10.2017, ku nga kontrollet e ushtruara nga ana e shërbimeve policore në vendin e quajtur “Qafa e Martës”-Njësia Administrative Vithkuq, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 m kub lëndë drusore, si dhe tre automjete pa targa që shërbenin për transportimin e lëndës drusore, të cilat shtetasit e lartpërmendur i kishin fshehur në një zonë të pyllëzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat