Policia sekuestron marihuanë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia sekuestron marihuanë në Prishtinë

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 12:08
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolle kanë gjetur dy qese me marihuana në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se  gjatë kontrollit të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë  gjetur dhe sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 2.9 gram. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat