Një person mbytet në bunar

Kronikë e zezë

Një person mbytet në bunar

Nga: Arben Sylejmani Më: 7 tetor 2017 Në ora: 12:14
Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se një person në fshatin Stubëll të Vitisë është mbytur, pasi që viktima ka rënë në një bunar.

“Fsh. Stubell, Viti 06.10.2017-13:00.  Raportohet se në rrethana të panjohura viktima mashkull K/Shqiptar ka rënë në një puse (bunar). Njësit policore dhe zjarrfikësit kane dal ne vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e viktimës nga bunari.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat