Shqiptari vë në lëvizje policinë malteze, grabit argjendarinë dhe dhunon shitësin

Kronikë e zezë

Shqiptari vë në lëvizje policinë malteze, grabit argjendarinë dhe dhunon shitësin

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 18:32
Ramazan Hysa

Policia e Maltës është vënë në kërkim të një shqiptari rreth 24-vjeç, i riu është shpallur në kërkim në lidhje me grabitjen e armatosur të bërë në një dyqan bizhuterish të enjten e kaluar.

Shqiptari quhet Ramazan Hysa me pasaportë shqiptare. Policia malteze i ka bërë thirrje kujtdo që ka informacione të lajmërojë policinë, madje edhe në mënyrë anonime.

Mediat malteze shkruajnë se gjatë vjedhjes shqiptari kishte sulmuar punonjësin e dyqanit të shitjes dhe personat e sigurisë në kompleksin “Tigne”, me dy hajdutë të tjerë që përdorën armë me shkop.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat