Përgjaket Shqipëria, 5 të vdekur dhe dy të plagosur

Kronikë e zezë

Përgjaket Shqipëria, 5 të vdekur dhe dy të plagosur

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 18:38
Tragjedi Lezhë

Një tjeter tragjedi ka ndodhur pas Lezhës ku humben jetën tre persona. Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima dhe dy të plagosur është shënuar sot edhe në Kukës. Fatmirësisht, i mituri i përfshirë në aksident nuk ka lëndime serioze. Blutë bëjnë me dije se si pasojë e lagështirës, ka dal nga rruga, mjeti tip”Benz”. Është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, shtetasi Xh.H, 34 vjeç.

Informacion paraprak.

Më datë 07.10.2017, në fshatin Nimçë, si pasojë e lagështirës, ka dal nga rruga, mjeti tip”Benz”.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi M.H., 45 vjeç, dhe pasagjeri shtetasi R.K, 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë.

Është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, shtetasi Xh.H, 34 vjeç, ndërsa shtetasi i mitur N.K, 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, ska probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Tragjedia Lezhë, vdesin tre persona

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Torovicë të Lezhës.

Një masiv shkëmbi është shkëputur nga mali dhe ka zënë poshtë një makinë që po kalonte aty, dhe deri tani janë konfirmuar tre viktima.

Siç bëhet e ditur, personat që udhëtonin me makinë tip fuoristradë, i përkasin të njëjtës familje, dhe ata nuk kanë mundur të dalin nga mjeti në momentin që ka rënë shkëmbi mbi makinë.

Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për të nxjerrë personat nga makina.

Ndërsa, policia përmes një njoftim ka konfirmuar se deri tani janë tre persona që kanë humbur jetën, por numri i viktimave mund të jetë më i madh pasi pjesa e pasme e makinës është  e shtypur.

Viktimat dyshohet se janë dy meshkuj vëllezër me njëri-tjetrin dhe një femër, bashkëshortja e njërit prej tyre.

Shkak i rënies së masivit shkëmbor, duket se janë bërë reshjet e shumta të shiut që kanë rënë mbrëmjen e djeshme.

Njoftimi i policisë:

Me datë 07.10.2017, në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë , një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV.

Deri në këto momente , janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor.

Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat