Grabitet argjendaria, shqiptari alarmon policinë e Maltës

Kronikë e zezë

Grabitet argjendaria, shqiptari alarmon policinë e Maltës

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 23:51
Shqipitari Hysa

Policia e Maltës ka shpërndarë foton e një 24-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për grabitje.

“Malta Today” shkruan se policia është vënë në ndjekje të shqiptarit Ramazan Hysa, i cili dyshohet se është autori i grabitjes së një argjendarie dy ditë më parë.

Shqipitari Hysa së bashku me një person tjetër dyshohet se janë autorë të grabitjes së argjendarisë  Diamonds. Vlera e bizhuterive të vjedhura llogaritet në dhjetëra mijëra euro.

Dy personat ishin të armatosur me shkopinj, një armë dhe një sëpatë. Sipas “Malta Today”, menjëherë pas krimit ata janë larguar me një makinë të bardhë, më pas e kanë braktisur atë për tu larguar me një motor me 4 rrota.

Një roje sigurie u plagos pasi një nga grabitësit e goditi atë në kokë me qytën e armës.

Policia e Maltës ka shpërndarë edhe numrat e telefonit ku mund të telefonojnë ata që kanë informacion mbi 24 vjecarin shqiptar dhe personin tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat