Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në rreth orës 01:20 në fshatin Studenicë të Pejës është raportuar se person-a të panjohur afër një kafiterie kanë shtënë me armë zjarri në ajër dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Njoftohet se nuk ka të lënduar , por në vendngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
“Fsh. Studenicë, Istog 07.10.2017–01:20. Një person K/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur afër një kafiterie kanë shtënë me armë zjarri në ajër dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Rasti është duke u hetuar nga njesitet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë./BS