Aksidenti tragjik në Torovicë, dëshmitari tregon tmerrin që pa me sy: Mendova se ra tërmet

Kronikë e zezë

Aksidenti tragjik në Torovicë, dëshmitari tregon tmerrin që pa me sy: Mendova se ra tërmet

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 15:29
Pamje nga aksidenti

Ishte e tmerrshme, goditja ka qenë aq e fortë saqë e ka bërë të pamundur identifikimin e viktimave. Kështu e ka përshkruar një dëshmitar ngjarjen tragjike me tri viktima një ditë më parë në Torovicë.

“Unë isha me makinën time duke udhëtuar në drejtim të fshatit Torovicë. Fuoristrada ishte duke lëvizur 300 metra para meje me një shpejtësi shumë të ulët, pasi rruga është katastrofë. Kam qenë me sy te makina kur shkëmbi ra nga mali dhe goditi fuoristradën.

Në atë moment ndalova dhe shkova për t’u dhënë ndihmën e parë, por gjithçka ishte e kotë. Goditja ka qenë aq e fortë, sa e ka shkatërruar makinën bashkë me personat që ishin në të. Kur u afrova, kam parë tmerr me sy pasi viktimat kishin pësuar dëmtime të shumta, madje nuk identifikoheshin dot. Kam njoftuar policinë dhe në harkun e 40 minutave ata kanë mbërritur në vendin e ngjarjes”, tregon dëshmitari, banor i Torovicës me iniciale E. D.

Ndërkohë banorët e kësaj zone janë shprehur se aksi rrugor Balldre-Torovicë përben rrezikshmëri për shkak të shkëputjes së gurëve nga mali.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa dëshmitarët kanë treguar se kanë menduar që ra tërmet.

Kjo problematikë sipas tyre është prezente kryesisht gjatë dimrit, kjo për shkak të lagështirës që prek gurët nga reshjet e shiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat