Itali - Shqiptarët kapen duke transportuar 160 kg marijuanë

Kronikë e zezë

Itali - Shqiptarët kapen duke transportuar 160 kg marijuanë

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 16:21
ilustrim

Dy shtetas shqiptarë, përkatësisht 33 dhe 29 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane në Monza nën akuzën e trafikut të drogës.

Ata u arrestuan me 160 kg marijuanë në zonën e Lambrate të Milanos. Lënda narkotike ishte ndarë në 22 pako të vendosura në një mikrobus.

Kontrollet u shtrinë më pas në shtëpinë e 29 vjeçarit, në bodrumin e të cilit në Legnano, u gjetën edhe 11 kg marihuanë.

Të dy burrat u shoqëruan më pas në burgun e “San Vittore” në Milano, sipas “Corriere”. Policia po vijon hetimet për të zbuluar prejardhjen dhe destinacionin përfundimtar të lëndës narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat